TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Korrik 2025, 20:47

Kujtojnë Egnatian para ndeshjes me Vllazninë, islandezët zbarkojnë në Shkodër për ndeshjen e Ligës së Konferencës

Shkruar nga Pamfleti

Kujtojnë Egnatian para ndeshjes me Vllazninë, islandezët

Vikingur ndodhet që sot në Shkodër. Klubi islandez ka vendosur të zhvendoset dy ditë para nga vendi i tij, për t’u ambientuar disi para ndeshjes me Vllazninë.

Stërvitja e islandezëve sot u zhvillua në “Reshit Rusi”, megjithatë Vikingur ka rikujtuar se do të luajnë në “Loro Boriçi” dhe e njeh mjaft mirë si fushë.

Një vit më parë, sfiduan Egnatian dhe e mposhtën  pastër 0-2. Tashmë, po në turin e dytë, sfidojnë Vllazninë. Kuqeblutë kanë moralin lart pas fitores ndaj Daugavpils.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Knattspyrnufélagið Víkingur (@vikingurfc)

vikingur rejkjavik vllaznia liga e konferencës

Lini një Përgjigje