TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Gusht 2025, 22:26

Marash Kumbulla debuton me “Piratët”, mbrojtësi kuqezi solid në prapavijën e Majorkës

Shkruar nga Pamfleti

Marash Kumbulla debuton me “Piratët”, mbrojtësi kuqezi

Pak ditë pas prezantimit te Majorka, mbrojtësi i Kombëtares, Marash Kumbulla ka zbritur në fushë me “Piratët” ndaj Selta Vigos, konkretisht në minutën e 46 në javën e dytë e La Ligës, ndeshje e cila u mbyll në barazim 1-1.

Shqiptari ka treguar konsistencë në prapavijë, ndërsa goli i pësuar nuk erdhi për faj të tij. Edhe pse kishte disa ndeshje që qëndronte në stol te Roma javët e fundit, sërish ka treguar nivel të kënaqshëm.

25-vjeçari ka firmosur me Majorkën deri në verën e vitit 2026, pra me formulë huazimi. Kartoni i Kumbullës sipas “Transfermarkt” përkon në vlerën e 7.5 milionë eurove.

marash kumbulla mbrojtësi kuqezi majorka

Lini një Përgjigje