
Napoli e ka nisur me këmbën e mbarë sezonin e ri në Serinë A, duke fituar 0-2 në transfertë ndaj Sasuolos. Kampionët në fuqi të Serisë A gjetën golin në minutën e 16, një krosim perfekt nga Politano në krah për Skot Tominej, i cili dërgoi me kokë topin në rrjetë. Pjesa e parë u mbyll 0-1.
Në pjesën e dytë, në minutën e 56, Kevin De Brojne tregoi klasin e tij duke shënuar një gol spektakolar përmes një goditjeje dënimi. E nisur për krosim brenda në zonë, topi nuk u prek nga askush dhe përfundoi në rrjetë.
Në minutat e fundit, vendasit mbetën me 10 lojtarë. Ismael Kone, mori kartonin e dytë të verdhë në pak minuta dhe doli nga fusha e lojës. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Napoli fitoi 0-2 dhe mori 3 pikët në javën e parë.
Lini një Përgjigje