TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Gusht 2025, 22:04

Flamurtari rikthehet në Superiore me humbje, Skënderbeu tregon forcën që në start

Shkruar nga Pamfleti

Flamurtari rikthehet në Superiore me humbje, Skënderbeu tregon

Elbasani ka fituar 1-0 ndaj Flamurtarit, ndeshje e luajtur në “Elbasan Arena”, e vlefshme për javën e parë të Superiores. Të dyja ekipet vijnë me pretendime të mëdha për këtë sezon. Elbasani pasi mbeti jashtë “Final Four” sezonin e kaluar, synon që ta arrijë këtë objektiv këtë sezon. Flamurtari në anën tjetër ka qenë shumë aktiv në merkato, duke synuar suksesin e munguar pas shumë vitesh.

Fati i takimit u vendos në minutën e 34, ku Zhoze Rodrigez, kartonin e të cilit dikur e ka pasur Reali i Madridit, bëri një gafë fatale, duke kthyer në mënyrë të pakuptimtë një top mbrapa shumë fortë, i cili nuk u ndal dot nga portieri Aleksovski.

Pjesa e parë u mbyll 1-0 për të zotët e shtëpisë. Pavarësisht përpjekjeve të të dyja ekipeve në pjesën e dytë, rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Elbasani e nis me fitore këtë sezon të ri, Flamurtari duhet të reagojë në ndeshjen e javës së dytë, që do ta luajë në shtëpi.

Në Kategorinë e Parë, Skënderbeu e nisi sezonin me fitore bindëse duke mposhtur 3-0 Burrelin. Golat u shënuan nga Saleh Nasr me penallti në minutën e 12, Abiodoun në minutën e 64 dhe Çuçka në minutën e 90+2.

elbasani flamurtari skënderbeu burreli

Lini një Përgjigje