
Pas humbjes me përmbysje në ndeshjen e parë të sezonit të ri ndaj Espnjolit, Atletiko e Madridit ka zhgënjyer edhe në javën e dytë.
Ekipi i drejtuar nga Diego Simeone ka barazuar 1-1 në fushën e vetë ndaj Elçe, me ekipin e ardhur nga Segunda Divizion. “Los Kolçoneros” e nisën në mënyrë fantastike ndeshjen, duke gjetur golin pas 8 minutash lojë. Aleksandër Shorloth shënoi një gol të bukur, pas pasimit të marrë nga David Hanko.
Miqtë barazuan pas 7 minutash me golin e Rafa Mir, i cili shënoi pas një kundërsulmi të shpejtë të finalizuar me sukses të plotë. Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1, por shifrat nuk ndryshuan as në pjesën e dytë, pavarësisht zëvendësimeve të bëra nga Diego Simeone.
Kujtojmë se Atletiko e Madridit ka bërë disa transferime të bujshme këtë merkato dhe pritet shumë prej tyre këtë sezon, por fillimi ka rezultuar shumë i dobët për “Kolçoneros”.
Lini një Përgjigje