TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Gusht 2025, 19:34

Marash Kumbulla bën rikthimin e bujshëm në Spanjë, finalizohet transferimi i mbrojtësit te Majorka (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Marash Kumbulla bën rikthimin e bujshëm në Spanjë,

Marash Kumbulla është lojtari i ri i Majorkës. Klubi spanjoll ka bërë zyrtar transferimin e tij, në formë huazimi nga Roma e cila ishte në pronësi të kartonit.

Marash Kumbulla është një lojtar i ri i Majorkës. Mbrojtësi vjen si i huazuar deri në fund të sezonit nga radhët e Romës”, shkruhej në njoftimin në rrjetet sociale të klubit spanjoll.

Ndërkohë, në marrëveshjen mes palëve është përfshirë edhe një klauzolë që mund të paguhet nga Majorka për të blerë përfundimisht kartonin e Kumbullës, për një shifër që arrin deri në 8 milionë euro.

Ndeshja e radhës për Majorkën do të jetë në datën 23 gusht kundër Selta Vigos, me shumë gjasa pritet të ndodh edhe debutimi i Kumbullës.

La Liga nuk është një eksperiencë e re për 25-vjeçarin, pasi sezonin e kaluar ishte i huazuar tek ekipi i Espanjolit.

marash kumbulla mbrojtësi shqiptar majorka

Lini një Përgjigje