TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Gusht 2025, 18:43

Dinamo përballë Jagiellonia për biletën e grupeve në Ligën e Konferencës, mesfushori “plak” i ekipit polak i fut ‘tmerrin’ bluve

Shkruar nga Pamfleti

Dinamo përballë Jagiellonia për biletën e grupeve në

Skuadra e Jagiellonia do të përballet të enjten në Poloni përballë Dinamos, ndeshje e vlefshme për fazën “play-off” të Ligës së Konferencës.

Për ekipin e Ilir Dajës do të jetë “shansi i artë” për të arritur grupet e këtij kompeticioni, por fillimisht dinamovitët do duhet të “thyejnë” ekipin e Jagiellonia dhe Hezus Imaz.

Mesfushori spanjoll po zhvillon sezon “ëndërrash” te polakët, ku në 8 ndeshjet e këtij sezoni numëron 5 gola dhe 6 asiste. Edhe pse me tipare si mesfushor i avancuar, ai po udhëheq ekipin drejt fitoreve. Pikërisht 34-vjeçari do të jetë rreziku kryesor në portën e Dinamos.         

hezus imaz mesfushori spanjoll jagiellonia liga e konferencës

Lini një Përgjigje