TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Gusht 2025, 18:21

Jo vetëm sfida prestigjioze ndaj Gjermanisë, Shqipëria U-21 zyrtarizon edhe miqësoren e dytë për muajin shtator

Shkruar nga Pamfleti

Jo vetëm sfida prestigjioze ndaj Gjermanisë, Shqipëria U-21

Ekipi kombëtar U-21 do të zhvillojë një ndeshje miqësore ndaj Zvicrës U-21 më 8 shtator 2025. Departamenti i Komunikimit në FSHF njofton se tashmë është zyrtarizuar edhe ora dhe stadiumi ku do të luhet kjo përballje.

Takimi do të zhvillohet në stadiumin “Brügglifeld” të qytetit të Aaraut, në orën 18:30.

Kjo është miqësorja e dytë e planifikuar për kuqezinjtë gjatë muajit shtator, pas sfidës prestigjioze ndaj Gjermanisë U-21, që do të luhet më 5 shtator në “Elbasan Arena”.

 

shqipëria u-21 zvicra u-21 ndeshja miqësore

Lini një Përgjigje