TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Gusht 2025, 19:11

Dy klubet e Serisë B gati me një fanelë titullari për sulmuesin shqiptar, Konte nuk e do më në ekip 21-vjeçarin

Shkruar nga Pamfleti

Dy klubet e Serisë B gati me një fanelë titullari për

Antonio Konte nuk ka në planet e tij për këtë sezon anësorin e sulmit shqiptar, Luis Hasën. Futbollisti iu bashkua napolitanëve nga radhët e Leçes, por ndonëse festoi titullin kampion me Napolin, nuk e pa fushën e lojës me ekipin në Serinë A.

Situata do të përsëritet edhe në këtë sezon, pasi raportohet se Konte nuk e sheh atë në lartësinë e duhur për të dhënë në këtë pikë të karrierës një kontribut për ekipin. Ndaj ai i ka bërë të qartë lojtarit të gjejë një sistemim. Napoli kërkon ta huazojë në Serinë A, por menaxheri i tij, Fali Ramadani, u ka mbushur mendjen që të lejojnë huazimin në Serinë B.

Atje Hasa do të ishte titullar fiks dhe do të kishte minutat e duhura për të qenë protagonist. Që tani janë dy skuadra të gatshme për të siguruar huazimin e tij. Bari dhe Sampdoria, të dy klube me emër, të cilat do të dëshironin të shfrytëzonin aftësitë ofensive të Hasës për lojën e tyre. Sipas mediave italiane, lojtari do të zgjedhë mes një prej këtyre dy destinacioneve në ditët në vijim.

 

luis hasa sulmuesi shqiptar antonio konte

Lini një Përgjigje