TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Tetor 2024, 18:09

Mançester Siti me hap kampioni, “qytetarët” marrin suksesin e tretë radhazi falë këmbëve të Haland

Shkruar nga Pamfleti

Mançester Siti me hap kampioni, “qytetarët” marrin

Mançester Siti nuk fal në “Etihad Stadium”, teksa fitoi minimalisht 1-0 ndaj Sauthemptonit. Kampionët e Anglisë marrin kështu fitoren e 3 radhazi, duke kryesuar kështu Premier Ligën.

“Qytetarët” vendosën ndeshjen në shinat e duhura shumë shpejt. Në minutën e pestë, një top i Nunjes nga krahët u shfrytëzua në maksimum nga Erling Haland, i cili nuhati mjaft mirë golin, duke dërguar kështu topin në rrjetë.

Ritmi ishte i kënaqshëm në fraksionin e parë, teksa edhe mysafirët provuan me forca të pakëta, teksa në minutën e 45 tentoi Arker, por pa rezultat.

Pjesa e dytë nisi me vrull për të besuarit e Guardiolës, që “flirtuan” disa herë me golin e sigurisë, por vetëm kaq, pasi rezultati mbeti i pandryshueshëm deri në fund.

Mançester Siti mban vendin e parë me 23 pikë, 2 më shumë se Liverpuli që ende nuk ka luajtur ndeshjen e kësaj jave. Takimi i radhës për Haland me shokë është ndaj Bërnmuthit në transfertë.

Në krahun tjetër, Sauthemptoni është në vendin e 19. Në sfidat e tjera të luajtura këtë të shtunë, Aston Vija barazoi 1-1 me Bërnmuthin.

mançester siti sauthempton premier liga

Lini një Përgjigje