TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Tetor 2024, 17:38

Dortmundi pëson disfatë, verdhezinjtë bien ndaj Augsburgut dhe lëshojnë terren në zonën Champions

Shkruar nga Pamfleti

Dortmundi pëson disfatë, verdhezinjtë bien ndaj Augsburgut dhe

Augsburgu befasoi Dortmund, teksa fitoi 2-1, në ndeshjen e Bundesligës, të luajtur në "WWK Arena".

Malen kaloi miqtë në epërsi pas katër minutave lojë, ndërsa Mauris me dopietë përmbysi ndeshjen.

Në "Red Bull Arena", Lajpcigu mposhti pastër 3-1 Frajburgun, duek marrë kreun e Bundesligës, në pritje të ndeshjes së nesërme të Bajernit të Mynihut. Ishin miqtë që me Doan shënuan të parët, para se "Demat" të përmbysnin me Orban, Gertruida dhe Openda.

Ekipi i Nuri Shahin renditet në vendin e shtatë me 13 pikë. Të besuarit e Torup pozicionohen në vendin e 11.

Në ndeshjet e tjera, Shtutgarti fitoi 2-1 kundër Holstein Kiel, ndërsa St. Pauli barazoi pa gola me Volfsburgun. Në orën 18:30 luhet Verder Bremen - Bajer Leverkusen.

 

borusia dortmund augsburg lajpcicg bundesliga

Lini një Përgjigje