TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Tetor 2024, 14:58

"El Clasico", çmenduri në tregun e zi për biletat e supersfidës Real- Barcelona

Shkruar nga Pamfleti
"El Clasico", çmenduri në tregun e zi për biletat e
Kilian Mbappe dhe Lamine Yamal

Interesi për klasiken e parë të sezonit mes Realit dhe Barcelonës ka arritur majat. Të gjitha biletat kanë avulluar, teksa mediat spanjolle raportojnë se tashmë ato kanë nisur të rishiten me çmime të kripura.

Sipas një njoftimi të Realit të Madridit, çmimi zyrtar i biletave varionte nga 150 deri në 450 euro më e shtrenjta. Por ky ka qenë çmimi zyrtar, sepse në treg kanë nisur të rishiten për së dyti këto bileta nga spekulantët dhe çmimi ka arritur disa fish më i lartë.

Kështu, “Mundo Deportivo” dhe “AS” kanë bërë me dije se për të ndjekur takimin nga tribunat e “Bernabeut” çmimi në tregun e zi ka arritur deri në 2200 euro.

Ndërkohë trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti dhe ai i Barcelonës, Hansi Flick kanë publikuar listat e futbollistëve të ftuar për ndeshjen e sotme.

Te Real Madridi do të mungojnë emra si Thibaut Courtois, Rodrygo Goes, David Alaba dhe Dani Carvajal, ndërsa te Barcelona mungojnë Ronald Araujo, Marc Bernal, Andreas Christensen, Eric Garcia, Marc-Andre ter Stegen dhe Ferran Torres.

Megjithatë, nuk mungojnë yje të mëdha si Vinicius Junior, Kylian Mbappe dhe Jude Bellingham te Los Blancos, si dhe Robert Lewandowski, Lamine Yamal dhe Pedri te Blaugranët.

Lista e lojtarëve të ftuar të Real Madridit
Portierët: Lunin, Fran Gonzalez dhe Sergio Mestre

Mbrojtësit: Militao, Lucas Vazquez, Vallejo, Fran Garcia, Rudiger dhe Mendy

Mesfushorët: Bellingham, Camavinga, Valverde, Modric, Tchouameni, Arda Güler dhe Ceballos

Sulmues: Vinicius Jr., Mbappe, Endrick dhe Brahim

Lista e lojtarëve të ftuar të Barcelonës
Portierët: Inaki Pena, Szczesny, Kochen

Mbrojtësit: Cubarsi, ⁠Balde, I.Martinez, Kounde, Fort, Gerard Martin, dhe S. Dominguez

Mesfushorët: Gavi, Pedri, Pablo Torre, Fermin Lopez, M.Casado, Dani Olmo, De Jong

Sulmuesit: Lewandowski, Ansu Fati, Raphinha, ⁠Pau Victor, ⁠Lamine Yamal

real barcelona

Lini një Përgjigje