TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Tetor 2024, 18:58

Dhuna në derbin e kryeqytetit dhe në Laç, FSHF-ja përjashton 4 tifozë nga stadiumet shqiptare

Shkruar nga Pamfleti

Dhuna në derbin e kryeqytetit dhe në Laç, FSHF-ja

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në FSHF ka vendosur të ndalojë hyrjen në stadiumet e Shqipërisë, në një periudhë të pakufizuar kohe, për shtetasit Pirro Gjok Fufi, Klejdi Alket Lamllari, Raid Lantan Kavaja dhe Mateo Thoma Gjoka.

Gjithçka është vendosur pas dhunës së ushtruar në ndeshjen mes Laçit dhe Partizanit në Laç. Po ashtu dhe për aktet e dhunës në derbin Partizani-Tirana, që u luajt në “Air Albania”.

Vendimi nr. 6/1 i Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 25.09.2024:

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, korrespondencën me Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë lidhur me aktet e dhunës në ndeshjen e Abissnet Superiore KF Laçi – FK Partizani të zhvilluar më datë 16.09.2024 ora 16:00 në stadiumin “Laçi” dhe me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë lidhur me aktet e dhunës në ndeshjen e Abissnet Superiore FK Partizani – KF Tirana të zhvilluar më datë 21.09.2024 ora 20:00 në stadiumin “Air Albania”, ku janë konstatuar shkelje të parashikimeve ligjore të nenit 48 e vijues të Ligjit 79/2017 “Për Sportin” si dhe pasi shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur dhe diskutoi çështjet në tërësi duke u bazuar në nenin 59 e vijues të KDE

Vendosi:

Të ndalojë hyrjen në stadiumet e futbollit të Republikës së Shqipërisë ku zhvillohen veprimtari të organizuara nga FSHF për një periudhë të pakufizuar kohe personave të më poshtëm:

Pirro Gjok Fufi

Klejdi Alket Lamllari

Raid Lantan Kavaja

Mateo Thoma Gjoka

Në bazë të Nenit 7 të KDE, udhëzohen të gjithë anëtarët e FSHF të cilët kanë nën administrim stadiume futbolli, të garantojnë zbatimin e këtij vendimi.

Një kopje e këtij vendim doi t’i përcillet Policisë së Shtetit.

komisioni i disiplinës në fsh laçi partizani

Lini një Përgjigje