TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Tetor 2024, 22:02

Armando Sadiku nuk di të ndalet, sulmuesi shqiptar realizon me ritme të frikshme në Superligën indiane (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Armando Sadiku nuk di të ndalet, sulmuesi shqiptar realizon me ritme

Armando Sadiku ka shënuar sërish në Indi. Sulmuesi shqiptar u aktivizua si zëvendësues në minutën e 32, ndërsa Goa po humbiste 1-0 në transfertën e Çenaijin.

Gjithçka ndryshoi më pas për klubin indian, që fillimisht barazoi me Sing në minutën e 45. Sadiku realizoi golin e përmbysjes përmes penalltisë në minutën e 51 dhe rezultati aktual është 1-2.

Kështu sulmuesi shqiptar nuk di të ndalet, teksa ky ishte goli i gjashtë në pesë ndeshje të kampionatit. Duhet thënë se tre prej tyre kanë ardhur nga pika e bardhë e 11-metërshit.

 

armando sadiku sulmuesi shqiptar goa

Lini një Përgjigje