TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Tetor 2024, 21:33

Asllani gati për derbin e Italisë, mesfushori shqiptar nga infermieria në titullar për sfidën ndaj Juventusit

Shkruar nga Pamfleti

Asllani gati për derbin e Italisë, mesfushori shqiptar nga infermieria

Kristjan Asllani, është i gatshëm që të zëvendësojë Hakan Çalhanoglu për kryesfidën e fundjavës në Serinë A ndaj Juventusit.

Mesfushori shqiptar nuk luajti në dy sfidat e fundit ndaj jang Bojsit dhe Romës për shkak të një lëndimi muskulor. Por tashmë, mediat italiane konfirmojnë rikuperimin dhe faktin që 22-vjeçari do të jetë gati për të zbritur në fushë.

Asllani luajti në dy ndeshjet e muajit tetor për Shqipërinë, në humbjen nga Çekia dhe në fitoren 1-0 ndaj Gjeorgjisë. Ndaj këtyre të fundit, golin e fitores e shënoi pikërisht 22-vjeçari.

Asllani ka gjashtë ndeshje me Interin në këtë sezon mes Ligës së Kampionëve dhe kampionatit.

kristjan asllani mesfushori shqiptar inter

Lini një Përgjigje