TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Tetor 2024, 21:12

Liga e Konferencës/ Çelsi shkatërron me “poker” grekët, Fiorentina nuk fal në transfertë; triumfon edhe skuadra që eliminoi Egnatian

Shkruar nga Pamfleti

Liga e Konferencës/ Çelsi shkatërron me “poker”

U luajtën mbrëmjen e sotme sfidat e treta të vlefshme për Ligën e Konferencës ku nuk munguan surprizat. Borac Banja Luka, skuadra që eliminoi Egnatian këtë sezon nga Arena Europiane, mposhti APOEL Nikosian në transfertë me rezultatin 0-1, duke arkivuar 3 pikë të arta. Për sa i përket emrave të rëndësishëm, Çelsi dhe Fiorentina nuk falën duke bërë detyrën në transferë. 

Anglezët nuk hasën vështirësi për të shënuar fitoren e dytë. “Blutë” shkatërruan me poker golash 4-1 Panathinaikosin në transfertë. Fitore e thellë edhe për Fiorentinën, 4-2 në Zvicër kundër St.Gallen.

Ndërkohë në duelet e tjera, Noah e Erald Çinarit u mposht me rezultatin 1-0 nga Rapidi i Vjenës. Fitore të rëndësishme në shtëpi arritën edhe Çelje, Vikingur, Gent, Hearts, Jagiellonia.

Ja të gjitha rezultatet: 


Liga e Konferencës/ Çelsi shkatërron me “poker”

çelsi fiorentina liga e konferencës

Lini një Përgjigje