TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Tetor 2024, 15:45

 I dëmtuar që nga nisja e sezonit, trajneri i Everton zbulon se kur do të rikthehet në fushë Armando Broja!

Shkruar nga Pamfleti

 I dëmtuar që nga nisja e sezonit, trajneri i Everton zbulon se

Sulmuesi shqiptar, Armando Broja po bëhet gati për t’i dhënë fund kalvarit të gjatë me dëmtimin në tendinën e akilit, që e ka mbajtur jashtë fushës së blertë këtë sezon.

Konfirmimi vjen nga trajneri i tij tek Everton, Sean Dyche. Në konferencën e fundit përpara mediave, tekniku iu përgjigj interesimit të gazetarëve për ecurinë e rikuperimit të sulmuesit shqiptar.

E qartë se nuk do të luajë edhe për pak javë. Por ai po ecën shumë mirë me përgatitjet personale. Duket i fortë edhe me vrapimet, por ka nevojë për një periudhë stërvitore tani, për të qenë plotësisht gati për të luajtur”, tha ai.

Lini një Përgjigje