
Përfundojnë ndeshjet e raundit të tretë të Ligës së Europës. Mançester Junajtid nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 ndaj Fenerbahçes në Turqi. “Djajtë e Kuq” kaluan të parët në avantazh në minutën e 15 të takimit.
Kristian Eriksen realizoi një gol tepër të bukur. Mesfushori ktheu në gol aksionin e gjatë të shokëve të tij.
Në minutën e 49, turqit barazuan shifrat me Jusuf En Nesiri.
Një 90 minutësh ku përballë kishin Zhoze Murinjon, trajner me të cilët kanë triumfuar në këtë kompeticion me të në pankinë.
Në ndeshjet e tjera, Totenhemi mposhti miniamlisht 1-0 Az Alkmar. Heroi i ekipit londinez ishte Riçarlison me golin e realizuar në minutën e 53 nga pika e bardhë e penalltisë.
Lacio triumfoi me rezultatin e pastër 0-2 në transfertë përballë holandezëve të Tuentes. Pedro Rodrigez kaloi në avantazh bardhekaltërit në minutën e 35, ndërsa goli i Gustav Isaksen në minutën e 87 i dha qetësinë dhe 3 pikët ekipit kryeqatetas.
Skuadra e Nedim Bajramit, Rejnxhërs triumfoi me shifrat 4-0, ndërsa ekipi i Ernest Muçi fitoi me shifrat minimale 1-0 në transfertën me Lionin.
Lini një Përgjigje