TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Tetor 2024, 16:28

Pjesë e moshave të Lacios, sulmuesit të kombëtares i mjaftojnë 12 minuta për të tundur rrjetën (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Pjesë e moshave të Lacios, sulmuesit të kombëtares i

Flavio Sulejmani ka gjetur golin me ekipin U-20 të Lacios. Sulmuesi shqiptar shënoi në minutën e 11 të sfidës, për t’i dhënë avantazhin skuadrës së tij kundër Sampdorias.

Një ndeshje kjo e vlefshme për javën e nëntë të “Primavera”. Goli i Sulejmanit u shënua përmes penalltisë dhe është i dyti këtë sezon.

Kujtojmë se 18-vjeçari është pjesë e Shqipërisë U-19. Në miqësoren e fundit kundër Malit të Zi asistoi një gol në fitoren 3-2, teksa ishte dhe kapiten i ekipit.

 

flavio sulejmani sulmuesi i kombëtares u-19 lacio

Lini një Përgjigje