
Po përjetojnë padyshim një moment magjik në kampionat.
Napoli kanë arritur një tjetër triumf në elitën e futbollit italian, me tre herë kampionët e Serisë A, që mposhtën me rezultatin minimal Leçen e Ylber Ramadanit në sfidën e vlefshme për javën e nëntë të Serisë A
Goli i vetëm i sfidës erdhi në pjesën e dytë të lojës, me anësorin e mbrojtjes, Xhovani Di Lorenco, i cili përfitoi nga një përgjumje në mbrojtjen e “Puljezeve”, duke shënuar golin e vetëm, të rregullt, të sfidës, pas golit të anuluar në minutën e 26 të sfidës, të shënuar po nga Di Lorenco, pas rishikimit të aksionit në VAR.
Kjo është fitorja e 4 radhazi për napolitanët, të cilët kryesojnë me 5 pikë më shumë se Interi i vendit të dytë, me zikaltrit të cilët luajnë nesër kundër Juventusit.
Falë këtij triumfi, Napoli ngjitet në kuotën e 22 pikëve dhe vijon të mbetet në krye të tabelës së Serisë A, me 5 pikë më shumë se Interi dhe 6 më shumë se Juventusi, ndërsa Leçe mbetet në vendin e parafundit të renditjes me 5 pikë.
Lini një Përgjigje