TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Tetor 2024, 17:54

Magjistarët e Champions League, kompeticioni europian ngre në piedestal Zhegrovën si dribluesin më të mirë (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Magjistarët e Champions League, kompeticioni europian ngre në

Edon Zhegrova po kalon një sezon të mrekullueshëm me klubin e tij Lilë. Sulmuesi shqiptar ka spikatur sidomos në Ligën e Kampioneve ku me driblimet e tij në dy raundet e para është dhe i pari në listë.

Zhegrova ka lënë pas lojtarë si Vinisius i Realit të Madridit apo Musiala nga Bajerni i Mynihut. Lojtari i përfaqësueses së Kosovës është në kuotën e 17 driblimeve si askush tjetër. Më pas ndjek Vinisius me 14 driblime.

Në raundin e dytë të ndeshjeve në Champions, Lilë mundi në shtëpi kampionët aktual të Evropës, Realin e Madridit, me rezultatin minimal 1-0

Më poshtë mund të shikoni listën me shtatë dribluesit më të mirë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by UEFA Champions League (@championsleague)

edon zhegrova sulmuesi shqiptar

Lini një Përgjigje