
Elseid Hysaj po përjeton sezonin më të vështirë në karrierë.
Mbrojtësi i kombëtares shqiptare nuk u preferua të aktivizohej në fitoren ndaj Gjeorgjisë, teksa llogaritë me Lacion janë të mbyllura.
30-vjeçari është përjashtuar nga skuadra, duke mos u federuar për ndeshjet e këtij sezoni, ndërsa edhe shpresat për rikthim u zbehen shpejt.
Dëmtimi i Mateo Guenduzi u duk se ndezi dritën jeshile për një rikthim të Hysajt në skuadrën kryeqytetese, por ky lëndim nuk rezultoi i rëndë. Gjithsesi francezi ia ka hedhur, teksa testet mjekësore nuk konfirmojnë frakturë në gishtin e këmbës.
Në këtë mënyrë ai pritet të jetë në dispozicion për sfidën e fundjavës ndaj Juventusit.
Për pjesën tjetër, i padisponueshëm është mbrojtësi i djathtë Manuel Lazari, i cili do të zëvendësohet nga malazezi Adam Marusiç.
Lini një Përgjigje