TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Tetor 2024, 15:37

Rikthehet Berat Gjimshiti, mbrojtësi kuqezi nën urdhrat e Gasperinit për ndeshjen e fundjavës kundër Venecias

Shkruar nga Pamfleti

Rikthehet Berat Gjimshiti, mbrojtësi kuqezi nën urdhrat e Gasperinit

Rikthehet Berat Gjimshiti. Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, mbrojtësi ka hedhur pas shpine dëmtimin dhe do të jetë në dispozicion të trajnerit të Atalantës, Gasperini, për ndeshjen e fundjavës në transfertën e Venecias.

Kujtojmë se 31-vjeçari nuk luajti ndaj Xhenoas dhe nuk u grumbullua me kombëtaren shqiptare për ndeshjen e tetorit. Gjimshiti është pjesë e Atalantës prej vitesh, ndërsa më parë ka mbajtur veshur fanelën e Zyrihut, Avelinos dhe Beneventos.

 

berat gjimshiti mbrojtësi kuqezi atalanta

Lini një Përgjigje