TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Tetor 2024, 16:00

“Gaboi në disa raste dhe pësuam golat”, Valon Behrami fajëson Granit Xhakën për barazimin kundër Danimarkës

Shkruar nga Pamfleti

“Gaboi në disa raste dhe pësuam golat”, Valon Behrami

Ish-lojtari i Zvicrës, Valon Behrami nuk pati fjalë të mira për Granit Xhakën. Behrami i vë faj Xhakës në pësimin e dy golave në ndeshjen e përfunduar 2-2 ndaj Danimarkës, në Ligën e Kombeve.

"Kapiteni Xhaka bëri dy gabime vendimtare. Në golin e parë, ai i shkujdesur ia dha topin kundërshtarit pas një faulli, kështu që nuk patëm kohë për t’u rigrupuar. Në golin e dytë, ai vetëm pa si i ngurtësuar, në vend që të ndërhynte. Këto gabime nuk duhet të ndodhin", tha Behrami.

Behrami shprehet se duhet bërë përmirësime në mbrojtje dhe shqetësuese, sipas tij, është diferenca e madhe në cilësi mes lojtarëve që luajnë startues dhe atyre që janë zëvendësues.

Sipas Behramit, rënia nga Liga A e Ligës së Kombeve mbetet një kërcënim, kur për Zvicrën kanë mbetur edhe dy ndeshje për t’u zhvilluar.

valon behrami ish-futbollisti i zvicrë granit xhaka

Lini një Përgjigje