
Roma ka fituar me përmbysje ndaj Leçes në ndeshjen e vlefshme për javën e 11 të Serisë A.
Sfida nisi si mos më keq për verdhekuqtë, pasi Lukaku gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Ndërkohë ndeshja u zhbllokua vetëm në minutën e 72 me Almqvist. Kur dukej se ndeshja do të mbyllej kështu, skuadra e Murinjos bëri përmbysjen e madhe. Për Leçen luajti titullar Ylber Ramadani, i cili kreu si duhet detyrat në mesin e fushës.
Sardar Azmun, sulmuesi nga Irani riktheu Romën në lojë me golin e tij në minutën e 90. Koha premtoi edhe për një aksion të fundit, me Romelu Lukakun që rregulloi gabimin e bërë dhe përmbysi llogaritë në minutën e 90+4.
Me këtë fitore rikthehet pak qetësia dhe Roma ngjitet në vendin e 8 me 17 pikë.
Lini një Përgjigje