
Luis Hasa, futbollisti me origjinë shqiptare, u prezantua sot si lojtar i Leçes. Hasa, ndër të tjera, tregoi arsyet se përse bëri këtë zgjedhje.
Përse e zgjodhët Leçen?
Të gjithë folën mirë për mua. Është një grup djemsh të rinj dhe jam shumë i lumtur që jam këtu. Do të bëj gjithçka për të ndihmuar ekipin. Kam shumë dëshirë, gjithmonë kam pritur për Serinë A dhe tani jam i sigurt se puna e vështirë do të shpërblehet.
Cilin rol preferoni më shumë në fushën e lojës?
Unë jam një sulmues anësor, por mund të luajë role të shumta. Si lojtarë, më pëlqejnë lojtarët e shkurtër që janë të mirë me topin, ashtu siç është Bernardo Silva.
Kjo lëvizje nga Juve te Leçe?
Unë prita deri në minutën e fundit. Ishte një surprizë, por sapo mora vesh për Leçen, isha vërtetë i lumtur.
Sa e rëndësishme ishte për ju që të luanit me Juventus Next Gen?
Seria C është një lloj kampionati ndryshe nga ai i Primavera. Marrëdhënia me të mëdhenjtë nuk është e lehtë. Besoj se të kesh një ekip të dytë mund të ndihmojë shumë në rritje.
Lini një Përgjigje