TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Shtator 2024, 16:44

Kuqezinjtë kërkojnë ta nisin me këmbën e mbarë Ligën e Kombeve, UEFA cakton arbitrin portugez për ndeshjen Ukrainë-Shqipëri

Shkruar nga Pamfleti

Kuqezinjtë kërkojnë ta nisin me këmbën e mbarë

Kombëtarja shqiptare do të udhëtojë në Pragë, teksa në “Epet Arena” do të sfidojë Ukrainën ditën e shtunë në orën 20:45. Një duel shumë i rëndësishëm për kuqezinjtë që do të kërkojnë fitoren për ta nisur me këmbën e mbarë këtë rrugëtim.

Sfidë kjo që pritet të jetë mjaft e luftuar, me UEFA-n që ka vendosur edhe për gjyqtarët e këtij takimi. Kështu kryesor do të jetë një portugez, i cili nuk ka shumë eksperiencë në arenën ndërkombëtare.

Kuqezinjtë kërkojnë ta nisin me këmbën e mbarë

Ai është Luis Godinjo, ndërsa do të ndihmohet nga Rui Teizeira dhe Pedro Almeida. Arbitër i katërt do të jetë Helder Filipe, teksa VAR-i i është besuar Tiago Martins, ndërsa në AVAR do të jetë Gustavo Korriera.

38-vjeçari në karrierëm e tij ndërkombëtare ka gjykuar në një ndeshje të Europianit, ndërsa ka 6 sfida në Ligës së Kombeve dhe 12 ndeshje miqësore.

luis godinjo trajneri portugez

Lini një Përgjigje