TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Shtator 2024, 15:57

Tronditet Ukraina, Shqipëria “fërkon duart” për ndeshjen e parë në Ligën e Kombeve

Shkruar nga Pamfleti

Tronditet Ukraina, Shqipëria “fërkon duart” për

Lajm i keq për Romën, por deri diku i mirë për Shqipërinë. Më konkretisht, Artem Dovbik është larguar sot nga kampi stërvitor i Ukrainës për shkak të lëndimit. Federata e Futbollit të Ukrainës e bëri të ditur këtë me një deklaratë zyrtare, duke shpjeguar se si sulmuesi ndaloi gjatë stërvitjes dhe pësoi lëndimin.

Prandaj ai do të mungojë në ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Shqipërisë dhe Republikës Çeke, të planifikuara për më 7 dhe 10 shtator. Ende nuk është vlerësuar gjendja e sulmuesit të ri verdhekuq, i cili sigurisht nuk ka pasur një fillim të shkëlqyer të sezonit, por testet e para të kryera në Pragë kanë nxjerrë në pah një rikuperim më të gjatë se sa pritej.

Tronditet Ukraina, Shqipëria “fërkon duart” për

Dovbik po kthehet në Itali, ku do të ketë analiza të mëtejshme për të vlerësuar gjendjen e tij. Kur të rifillojë Serie A, ju kujtojmë se skuadra e De Rosit do të jetë e angazhuar në fushën e Xhenoas (të dielën, në orën 12:30).

artem dovbik ukraina liga e kombeve

Lini një Përgjigje