TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Shtator 2024, 15:35

Hakmarrje e fortë e Lacios për Hysajn, bardhekaltërit “burgosin” mbrojtësin e kombëtares dhe e lënë jashtë Serisë A

Shkruar nga Pamfleti

Hakmarrje e fortë e Lacios për Hysajn, bardhekaltërit

Kombëtarja është kthyer në një bekim për Elseid Hysaj, mundësia e vetme për të për të zhvilluar ndeshje zyrtare. Anësori kuqezi po përjeton momentin e tij më të vështirë në karrierë pasi Lacio e ka “fshirë” nga çdo turne. Pasi e lanë jashtë listës së Ligës së Europës, drejtuesit e klubit kryeqytetas e lanë jashtë edhe nga lista e lojtarëve të përfshirë në Serinë A.

Në këto kushte, Hysaj spostohet në tribunë duke mos pasur asnjë shans për të luajtur asnjë minutë të paktën deri në janar, nëse arrin të largohet nga kryeqyteti. Kjo është një formë hakmarrje nga ekipi i Lacios, pasi mbrojtësi shqiptar nuk u largua gjatë merkatos së verës, në një kohë kur drejtuesit e klubit ia kishin bërë të qartë se nuk bënte pjesë në planet e trajnerit për sezonin e ri, por Hysaj vendosi të qendronte.

Pas kritikave të shumta në “EURO 2024”, Hysaj përballet me një tjetër realitet të hidhur. 

 

 

elseid hysaj mbrojtësi i kombëtares shqiptare lacio

Lini një Përgjigje