
Liverpuli dhe Mançester Siti po garojnë “kokë më kokë” këtë sezon, për titullin shumë të lakmuar, të Premier Ligës, me “Të Kuqtë” e Arne Slot, që përfituan nga një gafë e “Qytetarëve”, duke marrë sërish vendin e parë të renditjes.
Djemtë e drejtuar nga Arne Slot triumfuan 2-1 ndaj Brajtonit me përmbysje. Në “Anfield Road”, të kuqtë kanë bërë gjithçka mirë ndaj “Pulëbardhave” të Brajtonit, duke përmbysur ndeshjen me Kodi Gakpo e Mohamed Salah, pas golit të Ferdi Kadioglu në pjesën e parë, duke shkuar kështu në vendin e parë të renditjes, me 25 pikë.
Menjëherë poshtë tyre, vijnë “Qytetarët” e Mançester Sitit, të cilët u mundën me rezultatin 2-1, në transfertën e “Qershive” të Bërnmuthit.
Në "Vitality Stadium", vendasit realizuan me Semenjo, pas vetëm dy minutash lojë.Më pas, Evanilson dyfishoi shifrat në minutën e 64.
Kampionët e Anglisë rikthyen shpresën me Gvardiol në minutën e 82, por vetëm kaq, pasi rezultati mbeti i pandryshueshëm deri në fund. Ekipi i Guardiolës është në vendin e dytë të Premier Ligës me 23 pikë.
Lini një Përgjigje