TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Nëntor 2024, 15:41

Fundjava nis me surpriza në Angli, Arsenali mposhtet nga Njukasëlli dhe humbet terren në garën për titull

Shkruar nga Pamfleti

Fundjava nis me surpriza në Angli, Arsenali mposhtet nga Njukasëlli

Fundjava nis me surpriza në Angli. Arsenali është mundur 1-0 në ndeshjen e javës së 10 të Premier Ligës. Skuadra e Mikel Artetës u ndëshkua shpejt në fushën e Njukasëllit, që në minutën e 12 nga Isak.

Në fakt kishte minuta të tëra në dispozicion për të ndryshuar rrjedhën e lojës, si nga vendësit, por veçanërish “Topçinjtë”, të cilët ishin në disavantazh. Përpjekjet nuk munguan, por rezultati nuk ndryshoi deri në përfundim të takimit.

Arsenali ndërmori sulme të shumta drejt portës vendëse, sidomos pjesën e dytë, por pa e gjetur dot rrugën e rrjetës. Njukasëlli mendoi para së gjithash për të mbrojtur atë gol të çmuar dhe të hershëm, teksa u angazhua më shumë në kundërsulme.

Një humbje që mban Arsenalin 5 pikë larg Mançester Sitit që kryeson.

“Qytetarët” si dhe Liverpuli kanë një ndeshje më shumë për të luajtur. Kanë kaluar vetëm 10 javë në kampionat dhe diferenca me kreun sa vjen e shtohet për Arsenalin.

arsenal njukasëll premier liga

Lini një Përgjigje