TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Nëntor 2024, 17:27

Bajerni “fluturon” në Bundesligë, Herri Kejn spektakolar ndaj Unionit të Berlinit

Shkruar nga Pamfleti

Bajerni “fluturon” në Bundesligë, Herri Kejn spektakolar

Bajerni i Mynihut ka dominuar siç është mësuar të bëjë në Bundesligë. Bavarezët kanë mposhtur Unionin e Berlinit që dikur pretendentonte një vend europe po tani nuk është më ai ekip. Vendasit fituan 3-0 në “Allianz Arena”.

Golat erdhën nga dopieta e Herri Kejn dhe fraancezi Koman që gjetën një formë të mirë dhe po kombinohen mrekullueshëm me anglezin e sulmit. Bomberi shpërtheu sot, pikërisht pas fitimit të çmimit të goleadorit në ceremoninë e “Topit të Artë”.  Kompani kreu pesë zëvendësimet, duke iu dhënë minuta të gjithëve, pasi mbeti i kënaqur nga djemtë.

Në krahun tjetër, “Shqiponjat” e Ajntrahtit të Frankfurtit fituan me rezultatin e thellë, 7-2, ndaj Bokumut në “Deutsche Bank Park”, ku për golat menduan Omar Marmush, Knauf, Broun, Dahud dhe Hugo Ekitike me “bomberin” francez, që sëhnoi dy herë, ndërsa për miqtë topin në rrjetë e dërguan De Vit dhe Hofman, por pa mundur të bënin më shumë.

Sa i përket sfidave të tjera, Hofenhajmi u mposht 0-2 në shtëpi nga St. Pauli, Kieli fitoi 1-0 ndaj Heidenhajmit, ndërsa Volfsburgu dhe Augsburgu u ndalën në barazimin 1-1.

bajern mynih union berlin bundesliga

Lini një Përgjigje