TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Nëntor 2024, 16:40

Gol i anuluar në minutat e fundit të takimit, ndërpritet kryendeshja e Kategorisë së Dytë

Shkruar nga Pamfleti

Gol i anuluar në minutat e fundit të takimit, ndërpritet

Ndeshja mes Ilirisë dhe Luzit është ndërprerë në minutën e 88, kur rezultati ishte 1-1.

Kryesori Ditmir Grimci vendosi të ndërpresë takimin në stadiumin “Redi Maloku”, pas protestave të Ilirisë vendase për një gol të anuluar.

Ky takim vlen për javën e gjashtë të Grupit A në Kategorinë e Parë. Një sfidë kjo që konsiderohet dhe kryendeshja e javës sepse Iliria që pretendon ngjitjen përballet me Luzin kryesues.

Golin e parë të takimit ndërkohë në Fushë Krujë e shënoi Iliria me Qehajan në minutën e 51. Miqtë reaguan 12 minuta më vonë me Jakubun.

iliria e fushë krujës luzi kategoria e dytë

Lini një Përgjigje