
Piloti britanik Lando Norris fitoi sot garën sprint në Brazil, zhvilluar në pistën e Interlagos, duke i marrë edhe dy pikë të tjera në renditje Maks Vershtapen dhe ngushtuar në 45 pikë diferencën mes tyre.
Një garë e dominuar nga makina MekLaren me të dy pilotët e saj që zunë dy vendet e para. Ishte Oskar Piastri ai që e nisi garën nga vendi i parë dhe komandoi atë për gati 20 xhiro, duke i hapur krahun shokut të skuadrës tri xhiro nga fundi.
Në podium, i treti, u ngjit kampioni i botës në fuqi, holandezi i Red Bull, Maks Vershtapen. Ai vuajti shumë në duelin me Sharls Lëklerk, duke e parakaluar disa xhiro nga fundi. Madje ai synoi vendin e dytë në xhiron e fundit, por pa sukses.
I katërti u klasifikua Lëklerk me Ferrari, që la pas shokun e tij të skuadrës Karlos Sainz. Në zonën e pikëve u rendit edhe Xhorxh Rasëll (i gjashti), Pier Gasli (i shtati) e Serxhio Perez (i teti). Luis Hemilton e mbylli garën në vendin e 11.
Xhirot e fundit u zhvilluan nën regjimin e makinës virtuale të sigurisë për një problem të Magnusen. Në atë moment, Vershtapen tentoi të parakalojë Piastri, por nuk ia doli mbanë, por për atë veprim është nën hetim nga komisarët e garës…
Lini një Përgjigje