TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Nëntor 2024, 17:03

Grumbullimi i mesfushorit për ndeshjen Inter-Venezia, vendimi i fundit i Inzagit vë në dyshim thirrjen e Asllanit me kombëtaren

Shkruar nga Pamfleti

Grumbullimi i mesfushorit për ndeshjen Inter-Venezia, vendimi i fundit i

Kristjan Asllani është në garë me kohën për të qenë i gatshëm për ndeshjet e nëntorit me Kombëtaren shqiptare të futbollit. Një telash shumë i madh për trajnerin Silvinjo, meqë mesfushori është një nga elementët kyç të lojës së kuqezinjve.

Mesfushori ka pësuar një dëmtim në grumbullimin e kaluar por gjithsesi ka luajtur të dy sfidat, për më tepër duke shënuar ndaj Gjeorgjisë golin e fitores në transfertë. Por pas kthimit në Itali tek Interi, ai pësoi një tjetër goditje në stërvitje dhe për disa javë me radhë ka qenë nën kontrollin e mjekëve. Edhe pse në javën e fundit, për shkak të problemeve të Çalhanollu, Asllani ishte në pankinë në gjendje gatishmërie, por Inzagi nuk e futi në lojë.

Me kthimin e turkut nga dëmtimi, klubi i Interit ka vendosur që të mos rrezikojë më me mesfushorin shqiptar dhe e ka lënë jashtë grumbullimit për ndeshjen ndaj Venecias këtë javë. Mediat italiane bëjnë të ditur se tashmë Interi do të përpiqet që të rikuperojë pak më me ngadalë lojtarin shqiptar, për të mos sforcuar atë, duke shmangur ndonjë përkeqësim të mundshëm, meqë futbollisti është detyruar të stërvitet me gjurin e fashuar gjithë këto ditë.

Mosrikuperimi i Asllanit në një periudhë të shpejtë, apo edhe fakti se ai nuk po stërvitet në mënyrë të rregullt me pjesën tjetër të ekipit, padyshim që do të prishë planet e Silvinjos, i cili edhe nëse do të ketë në dispozicion lojtarin në ndeshjet e nëntorit, nuk do ta ketë në formën më optimale të mundshme.

kristjan asllani mesfushori shqiptar inter

Lini një Përgjigje