
Janë mbyllur shtatë ndeshje të vlefshme për raundin e tretë të Ligës së Konferencës. Legia e Varshavës vijon formën e mirë. Gjigandi polak mori fitoren e radhës, këtë herë në shtëpi 4-0 ndaj Dinamos së Minskut.
Një 3 pikësh që i ngjit në vendin e parë me 9 pikë të plota pas tre takimesh. Minuta pati edhe për ish-mesfushorin e Tiranës, Jurgen Çelhaka i aktivizuar nga stoli në minutën e 77.
Legia po përjeton edhe moment të mirë, pasi nuk ka pësuar ende asnjë gol dhe asnjë humbje në Ligën e Konferencës, teksa ka shënuar 8 gola. Fitoren e tretë e regjistroi edhe Rapidi i Vjenës, 3-0 në transfertën moldave të Petrokub.
Kujtojmë se ndeshja e parë sot ishte mes Vikingurit dhe Borac Banja Lukës, që u mbyll me shifrat 2-0.
Lini një Përgjigje