TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Nëntor 2024, 20:56

Liga e Europës/ Gallatasaraji triumfon ndaj Totenhemit, Roma bën paqe; Nedim Bajrami mjaftohet me barazim në Greqi

Shkruar nga Pamfleti

Liga e Europës/ Gallatasaraji triumfon ndaj Totenhemit, Roma bën paqe;

Janë mbyllur 9 ndeshjet e para të fazës së 3 të Ligës së Europës. Në këto 9 sfida të luajtura deri më tani, janë shënuar 24 gola.

Gallatasaraji triumfoi 3-2 ndaj Totenhemit. Në "Rams Park" (Istanbul), vendasit realizuan në pjesën e parë me Akgun, ndërsa spikati Osimhen me dopietë. Mysafirët “tundën rrjetën” me Lankshear, në minutën e 18. Në pjesën e dytë, goli i Solanke futi në lojë "Spërsat", por gjithsesi anglezët dolën pa pikë nga kjo ndeshje.

Roma barazoi 1-1 ndaj Rojal Union, në ndeshjen e zhvilluar në "King Baudouin Stadium". Golit të Mançinit iu përgjigj Mek Allister. Në ndeshjet e tjera, Karabagu i Redon Xhixhës fitoi 1-2 në transfertë përballë Bodo Glimt. Nedim Bajrami dhe Renxhërs i tij nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 përballë grekëve të Olimpiakosit të Pireut.

Ajntraht Frankfurt-Slavia Praga përfundoi 1-0. Ndërsa Steaua e Bukureshtit fitoi 2-0 kundër Midtjyland. Nis-Tuente përfundoi 2-2. Bilbao fitoi me përmbysje 2-1 kundër Ludogorets, ndërsa Elfsborg-Braga u mbyll 1-1.

Pas 9 ndeshjeve të para të kësaj mbrëmje, vendi i parë mbahet nga Gallatasaraji me 10 pikë. Po aq pikë kanë dhe Frankurti i vendit të dytë dhe Bilbao që renditet në vendin e 3.

roma gallatasaraji totenhem liga e europës

Lini një Përgjigje