TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Tetor 2023, 16:07

Kukësi tregon ‘shenja jete’, Verilindorët triumfojnë me përmbysje ndaj Erzenit dhe marrin fitoren e dytë në kampionat

Shkruar nga Pamfleti

Kukësi tregon ‘shenja jete’, Verilindorët triumfojnë

Kukësi mori një fitore të rëndësishme me përmbysje ndaj Erzenit, duke triumfuar në fund të 90-minutëshit me rezultatin 2-1.

Erzeni kaloi i pari në avantazh me Maliqin që shënoi në minutën e 31-të. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e shijakasve. Në fraksionin e dytë të lojës, Kukësi u transformua totalisht dhe bëri një 45-minutlsh të shkëlqyer.

Në minutën e 67-të, La Torre barazoi shifrat. Ndërsa 5 minuta nga fundi, Kukësi gjeti edhe golin e përmbysjes dhe të fitores.

Me këtë rezultat Kukësi mori fitoren e dytë në kampionat dhe ngjitet në kuotën e 7 pikëve, duke lënë të paktën përkohësisht vendin e fundit, në pritje të sfidës Vllaznia-Dinamo. Ndërkohë që Erzeni ndodhet në mes të tabelës me 8 pikë.

kukësi erzeni superioria

Lini një Përgjigje