TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Tetor 2023, 15:57

“Finalja” me Çekinë/ Sylvinho nis ‘skicimin’ e 11-shes, ndalet në Spanjë dhe takon Balliun e Baren

Shkruar nga Pamfleti

“Finalja” me Çekinë/ Sylvinho nis ‘skicimin’

Trajneri i Kombëtares, Sylvinho Mendes Campos Junior duket se ka nisur 'skicimin' e 11-shes që do të luaj në 'finalen' ndaj Republikës Çeke. Ai ka zhvilluar takime pune këtë fundjavë me dy lojtarët e Kombëtares, Ivan Balliu dhe Keidi Bare, të cilët aktivizohen në Spanjë.

Braziliani ka udhëtuar drejt Spanjës së bashku me ndihmësin e tij, Pablo Zabaleta, ku fillimisht janë ndalur në Madrid për të ndjekur ndeshjen Rayo Vallecano-Mallorca, që mbaroi me rezultatin 2-2 dhe ku mbrojtësi shqiptar Balliu luajti për 90 minuta.

Ndërkohë që pas ndeshjes, Sylvinho dhe Zabaleta janë takuar me futbollistin shqiptar dhe kanë diskutuar për formën e tij dhe për ndeshjet e ardhshme të Kombëtares në muajin tetor ndaj Republikës Çeke dhe Bullgarisë.

Më pas, dy teknikët janë ndaluar edhe në Barcelonë, ku janë takuar me mesfushorin Keidi Bare, i cili aktivizohet me ekipin katalanas të Espanyol dhe kanë diskutuar gjithashtu me të për impenjimet e ardhshme të Kombëtares në kualifikueset e Euro 2024.

Trajneri kuqezi ka zhvilluar një tur takimesh gjatë javëve të fundit me lojtarët e Kombëtares në kuadër të përgatitjeve për grumbullimin e radhës që do të nisë më 8 tetor 2023.

sylvinho skicimi 11-shes

Lini një Përgjigje