TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Tetor 2023, 20:25

Kërkon të japë kontributin për “finalen me Çekinë, mesfushori që pret ftesën e Silvinjos vazhdon të shkëlqejë në Suedi (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Kërkon të japë kontributin për “finalen me

Arbnor Muçolli nuk ndalet në kampionatin suedez. Mesfushori i Kombëtares shqiptare, vazhdon të shënojë rregullisht me skuadrën e Goteborgut, duke e ndihmuar këtë të fundit që të lërë larg zonën e ftohtë të klasifikimit ku gjendej deri pak javë më parë. 
 
Sot, falë futbollistit kuqezi, Goteborgu ka marrë një barazim të rëndësishëm në transfertë përballë Hamarbi, duke regjistruar shifrat 1-1. Vendasit shënuan me anë të Erabi në fillimin e pjesës së dytë, por u arritën në fund pikërisht nga goli i Muçollit në minutën e 92 të takimit. 

Futbollisti shqiptar mori përsipër të gjuante një penallti për skuadrën e tij dhe e realizoi me saktësi, duke vulosur barazimin 1-1 që mban Goteborgun larg zonës së rënies. 
 
Për Muçollin, ky ishte goli i 6 i këtij sezoni në Suedi, ku ka dhënë edhe 2 asiste, në vetëm 13 ndeshje të luajtura që nga transferimi i tij në këtë klub. Pikërisht kjo formë që po kalon mesfushori, ka bërë që Silvinjo ta ketë në vëmendjen e tij dhe të mendojë grumbullimin për ndeshjet e tetorit. 

arbnor muçolli mesfushori shqiptar goteborg

Lini një Përgjigje