
Norvegjia e nis me fitore fazën e kualifikueseve të Kupës së Botës. Nordikët arritën të mposhtnin në ndeshjen e parë Moldavinë në transfertë me rezultatin e thellë 5-0.
Rajerson kaloi fillimisht në avantazh miqtë, më pas Erling Halan dyfishoi shifrat. Asgard realizoi golin e tretë dhe Shorloth ndëshkoi Andorrën me golin e katërt në pjesën e parë. Ndërsa golin e fundit të kësaj sfide e realizoi Donum në pjesën e dytë.
Mali i Zi nuk ka gabuar në shtëpi duke mposhtur Gjibraltarin me shifrat 3-1 me përmbysje. Fillimisht miqtë kaluan në avantazh me Bent, por malazezët reaguan duke shënuar tre herë me Jovetiç, Tuçi dhe Marusiç.
Lini një Përgjigje