TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Mars 2025, 18:20

Ka edhe gol shqiptar, Maqedonia e Veriut mposht pastër Lihtenshtejnin dhe nis me këmbën e mbarë kualifikueset e Botërorit

Shkruar nga Pamfleti

Ka edhe gol shqiptar, Maqedonia e Veriut mposht pastër Lihtenshtejnin dhe

Maqedonia e Veriut i ka bërë një start të mirë kualifikueseve të Botërorit 2026, teksa ka fituar ndeshjen e parë në Grupin J, që e vendoste përballë Lihtenshtejnit në transfertë.

Skuadra e drejtuar nga Blagoja Milevski ka fituar lehtësisht me shifrat 3-0, duke marrë tre pikë të rëndësishme në një grup ku bëjnë pjesë edhe Belgjika, Uellsi dhe Kazakistani.

Trajkovski i dha avantazhin që në minutën e 7 Maqedonisë së Veriut, ndërsa më pas ishte Visar Musliu ai i cili dyfishoi shifrat para fundit të pjesës së parë. Goli i Miovskit në fund të ndeshjes vulosi fitoren 3-0 për maqedonasit.

Ndërkohë Uellsi do të përballet sonte kundër Kazakistanit po për grupin “J”. Sakaq Belgjika nuk do të hyjë në skenë deri në qershor, pasi aktualisht është e përfshirë në Ligën e Kombeve.

 

maqedonia e veriut lihtenshtejn kualifikueset e botërorit

Lini një Përgjigje