TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Mars 2025, 16:03

Kombëtarja nis përgatitjet për ndeshjen me Andorrën, Silvinjo merr lajmin e mirë para kthimit në Shqipëri (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Kombëtarja nis përgatitjet për ndeshjen me Andorrën,

Kombëtarja ka zhvilluar sot një seancë stërvitore në Londër, në kuadër të përgatitjeve për Andorrën. Gjatë pasdites së sotme, kuqezinjtë do të mbërrijnë në tokën shqiptare.

Lajmi i mirë për Silvinjon vjen nga stafi mjekësor. Tomas Strakosha po mbahet nën monitorim, por situata paraqitet me optimizëm për rikthimin në kohë. Kujtojmë se ndeshja me Andorrën do të luhet të hënën orën 20:45.

Njoftimi i FSHF-së:

“Kombëtarja shqiptare është i është rikthyer përgatitjeve në fushë pas ndeshjes me Anglinë, të luajtur një natë më parë në stadiumin Wembley.

Kuqezinjtë kanë zhvilluar një seancë stërvitore në stadiumin “The Hive” të Londrës, që ka zgjatur pak më shumë se 60 minuta. Lojtarët të cilët nuk u aktivizuan dhe ata që luajtën si zëvendësues kanë zhvilluar stërvitje me ngarkesë të plotë, ndërsa titullarët kanë punuar vetëm në palestër.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se portieri Thomas Strakosha, i cili u zëvendësua gjatë ndeshjes me Anglinë për shkak të një goditjeje që mori gjatë lojës, është duke u mbajtur nën monitorimin e vazhdueshëm nga stafi mjekësor kuqezi. Gjendja e tij paraqitet e mirë dhe mjekët janë optimistë që ai mund të rikuperohet për ndeshjen e të hënës ndaj Andorrës në Arena Kombëtare.

Pjesa tjetër e lojtarëve nuk kanë shfaqur probleme fizike dhe janë të gjithë të gatshëm për sfidën e dytë të kualifikueseve. Pas seancës stërvitore Kombëtarja do të udhëtojë drejt Shqipërisë, ku do të mbërrijë gjatë orëve të pasdites.

Ditën e diel, në orën 16:45 do të zhvillohet konferenca zyrtare e trajnerit Silvinjo në stadiumin “Arena Kombëtare” dhe në 17:30 do të jetë stërvitja zyrtare, që do të jetë e hapur 15 minutat e para për mediat.

Ndërsa, Andorra do të zhvillojë konferencën zyrtare në ora 18:15 po në stadiumin “Arena Kombëtare” dhe seancën stërvitore në ora 19:00”.

 

kombëtarja shqiptare fshf tomas strakosha

Lini një Përgjigje