TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Mars 2025, 09:40

Tuchel e nis me fitore ‘mbretërimin’ si trajner i Anglisë; domethënia e numrave 1291 dhe 1292

Shkruar nga Pamfleti

Tuchel e nis me fitore ‘mbretërimin’ si trajner i Anglisë;

Anglia mundi Shqipërinë në ndeshjen e parë të Thoma Tuchel si trajneri i ‘3 Luanëve’.  Trajneri i dha një debutim ndërkombëtar Myles Lewis-Skelly dhe besimi i tij u shpërblye brenda 20 minutave, pasi mbrojtësi i majtë 18-vjeçar i Arsenalit realizoi golin e parë duke i dhënë epërsinë Anglisë kundër Shqipërisë.

Një tjetër goditje e mrekullueshme që i mbylli ‘hesapet’ për Anglinë, ishte ajo e kapitenit Harry Kane që shënoi 2-0, duke realizuar golin e tij të 70-të në kompeticionet ndërkombëtare.

Vëmendja për Thomas Tuchel tashmë është në përballjen me Letoninë që do të luhet mbrëmjen e së hënës.

“Ne do të shfrytëzojmë rastin për të kontrolluar se kush është në dispozicion. Ne kishim disa lojtarë të mirë që nuk u aktivizuan në përballjen me Shqipërinë. Unë ende nuk kam parë dosjen për Letoninë. Kam besim të plotë në të 22 lojtarët. Ne kemi nevojë për një ditë të plotë rikuperimi dhe të gjithë e meritojnë këtë", tha Tuchel.

Përballja me Letoninë është relativisht e lehtë për Anglinë.

Thomas Tuchel u pyet për Anthony Gordon, i cili shfaqi probleme në sekondat e fundit të takimit.

"Ai duket i dëmtuar. Së pari mendova se kishte dhimbje barku, por ishte në ijë dhe nuk duket mirë. Është pak shqetësuese", tha Tuchel.

Numrat 1291 dhe 1292 për Anglinë

Një natë e veçantë për Dan Burn dhe Myles Lewis-Skelly, që kanë një diferencë në moshë plot 14 vite dhe në gjatësi rreth 20 centimetra.

Për 32-vjeçarin Burn, mund të mos ketë shumë kohë, ndërsa Lewis-Skelly mund të ketë një karrierë të shkëlqyer me kombëtaren angleze.

Heroi i fundit i Newcastle në Ëembley është lojtari i 1291-të që përfaqëson ekipin e të ‘moshuarve’ të Anglisë, ndërsa golashënuesi hapës i kësaj mbremje është i 1292-ti.

Lini një Përgjigje