TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Mars 2025, 22:55

“Rama ik”, tifozi shqiptar shpalos banderolën në ‘Wembley’: Diaspora zgjedh atdheun

Shkruar nga Pamfleti

“Rama ik”, tifozi shqiptar shpalos banderolën në

Rreth 20 mijë shqiptarë ishin të pranishëm në stadiumin e “Wembley” në Londër, ku u luajt ndeshja kualifikuese për Botërorin mes Shqipërisë dhe Anglisë.

Shqiptarët në pankartat dhe banderolat e ndryshme që shpalosën në stadium nuk ngurruan të shfaqnin edhe preferencat e tyre politike.

Rama ik, Diaspora zgjedh atdheun”, thuhet në banderolën e shfaqur nga një tifoz kuq e zi në stadiumin londinez.

Ndeshja u mbyll 2-0 për Anglinë.

Britanikët zhbllokuan ndeshjen në minutën e 20. Me debutuesin Ljuis Skelli. Asani pa t’i ikte pas shpinës futbollisti anglez, i cili nuk gaboi para Strakoshës duke i kaluar topin mes këmbëve.

Në minutën e 78, kuqezinjtë pësuan golin e kapitullimit. Kejn nuk u mbulua mirë nga Ajeti dhe e shmangu atë, teksa gjuajtja e sulmuesit ishte e pakapshme për Strakoshën.

Sapo hyri në fushë Armando Broja, loja mori tjetër rrjedhë për djemtë e Silvinjos.

Në minutën e 66, Broja vuri menjëherë në vështirësi Bërn me shpejtësinë e tij nga e djathta, por topi shkoi te Pikford para se të arrint ta gjuante.

3 minuta më vonë, Broja shmangu një mbrojtës me shpejtësi dhe krijoi hapësirë, por pastaj nuk pason siç duhej tek Asani.

Të hënën, kombëtarja shqiptare do të luajë ndeshjen e dytë për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026. Kuqezinjtë do të përballen në "Air Albania" me Andorrën në orën 20:45. Kuqezinjtë do të kërkojnë me çdo kusht 3 pikët për të shpresuar tek kualifikimi në Botëror.

 

shqipëria anglia kualifikueset e kupës së botës

Lini një Përgjigje