TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Mars 2025, 22:40

Anglia shumë e fortë për Shqipërinë, Broja nuk mjafton për të bërë mrekullinë për kuqezinjtë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Anglia shumë e fortë për Shqipërinë, Broja nuk mjafton

Nuk ka mrekulli në “Uembli” për Shqipërinë, Anglia ndëshkon gabimet kuqezi dhe fiton pa vështirësi

Përfundon ndeshja e parë kualifikuese për Kupën e Botës 2026. Shqipëria nuk e ka nisur me këmbën e mbarë këtë fushatë kualifikuese, pasi kuqezinjtë janë mposhtur në “Wembley“ me rezultatin e pastër 2-0.

Britanikët zhbllokuan ndeshjen në minutën e 20. Me debutuesin Ljuis Skelli. Asani pa t’i ikte pas shpinës futbollisti anglez, i cili nuk gaboi para Strakoshës duke i kaluar topin mes këmbëve.


Ljuis-Skelli është zyrtarisht lojtari më i ri, që shënon në debutim me Anglinë. Mbrojtësi i Arsenalit, që ka 18 vite dhe 176 mbi supe, kalon Markus Rashford.Rashford e mbante rekordin me 18 vite dhe 209 ditë, në një ndeshje kundër Australisë. Ndaj këtyre të fundit, shënonte në vitin 2016.

Në minutën e 27, kuqezinjtë dhanë sinjalet e para. Laçi doli nga e djathta, por pasimi i tij u devijua nga Bërn i cili dërgoi topin në traversën e portës së Pikford e më pas vetë mbrojtësi largoi topin në fundore.


Mrekullia e dyfishtë para portës kuqezi ndodhi në minutën e 40. Një gjuajtje me kokë e Bellingam u ndal nga Strakosha e më pas Gjimshiti ndali gjuajtjen e Kejn me portën e boshatisur.


Sapo hyri në fushë Armando Broja, loja mori tjetër rrjedhë për djemtë e Silvinjos.

Në minutën e 66, Broja vuri menjëherë në vështirësi Bërn me shpejtësinë e tij nga e djathta, por topi shkoi te Pikford para se të arrint ta gjuante.

3 minuta më vonë, Broja shmangu një mbrojtës me shpejtësi dhe krijoi hapësirë, por pastaj nuk pason siç duhej tek Asani.

Në minutën e 78, kuqezinjtë pësuan golin e kapitullimit. Kejn nuk u mbulua mirë nga Ajeti dhe e shmangu atë, teksa gjuajtja e sulmuesit ishte e pakapshme për Strakoshën.

Të hënën, kombëtarja shqiptare do të luajë ndeshjen e dytë për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026. Kuqezinjtë do të përballen në "Air Albania" me Andorrën në orën 20:45. Kuqezinjtë do të kërkojnë me çdo kusht 3 pikët për të shpresuar tek kualifikimi në Botëror. 

anglia shqipëri kualifikueset e botërorit

Lini një Përgjigje