TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Mars 2025, 09:00

"Golat erdhën nga gabimet", Armando Broja: Kombëtarja është shtëpia ime, më ka munguar

Shkruar nga Pamfleti

"Golat erdhën nga gabimet", Armando Broja: Kombëtarja

Kombëtarja shqiptare ka nisur me humbje kualifikueset e Botërorit 2026. Kuqezinjtë e Sylvinhos janë mposhtur nga Anglia me rezultatin 2-0 në sfidën e zhvilluar në stadiumin “Wembley”. Në përfundim të këtij dueli ka folur sulmuesi Armando Broja.

Broja tha se Shqipëria mund të shmangte humbjen sot nëse do të shmangte gabimet që u bënë te golat.

"E dinim vështirësinë, Anglia ka shumë kualitet dhe luanim në shtëpinë e tyre. Ne kishim disa shanse për gol, e dimë vështirësinë. Ata kanë emra shumë të mirë. Ne mund të kishim shmangur golat që pësuam sepse nuk ishin aksione të rrezikshme. Ne kemi mundësi për më shumë.

Forma? Jam kthyer nga një dëmtim i gjatë dhe ka qenë e vështirë për mua në këtë vit. Sot më pëlqeu reagimi i trupit, kisha edhe mundësi për gola. Janë gjërat e vogla që duhet të shfrytëzojmë.

Më ka munguar shumë Kombëtarja, është shtëpia dhe zemra ime. Tifozët sot ishin të mrekullueshëm dhe do Zoti që të rikuperohem dhe mos kem dëmtime", tha Broja.

 

Lini një Përgjigje