TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Mars 2025, 07:28

Shuhet legjenda e boksit botëror George Foreman 

Shkruar nga Pamfleti

Shuhet legjenda e boksit botëror George Foreman 

George Foreman, dy herë kampioni botëror i boksit në peshën e rëndë dhe fituesi i medaljes së artë olimpike, rivali legjendar i Muhamed Ali, u nda nga jeta të premten. Ai ishte 76 vjeç.

Postimi në Instagram thotë: "Zemrat tona janë thyer. Me dhimbje të thellë, njoftojmë ndarjen nga jeta të të dashurit tonë George Edëard Foreman Sr., i cili u largua paqësisht më 21 mars 2025, i rrethuar nga njerëz të dashur. Një predikues i devotshëm, një bashkëshort i përkushtuar, një baba i dashur dhe një gjysh krenar. Një humanitar, një olimpik dhe dy herë kampion i botës në peshat e rënda, Ai ishte thellësisht i respektuar - një njeri me disiplinë, bindje dhe një mbrojtës i trashëgimisë së tij, duke luftuar pa u lodhur për të ruajtur emrin e tij të mirë - për familjen e tij”.

I njohur si një nga gjuajtësit më të fuqishëm në historinë e boksit, Foreman shkatërroi një nga më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave, Joe Frazier dhe vazhdoi të ruajë dy herë titullin e peshave të rënda përpara përballjes së tij ikonike të 1974-ës me Aliun në Kinshasha, Zaire - e njohur si Republika Demokratike e Kongos.

Foreman gëzoi gjithashtu sukses të madh si sipërmarrës, me produktin e tij "George Foreman Lean Mean Fat-Reducing Grilling Machine" që debutoi në 1994 dhe vazhdoi të shiste më shumë se 100 milionë njësi në mbarë botën.

Legjenda e boksit George Foreman i quajti të gjithë djemtë e tij George Foreman.

Foreman, i cili vdiq më 21 mars 2025, në moshën 76-vjeçare, kishte 12 fëmijë, pesë djem dhe shtatë vajza. Dhe kur erdhi koha për t'i vendosur emrat djemve, Foreman vendosi t'i vinte secilit prej tyre emrin e tij: George Edëard Foreman.

Në faqen e tij të internetit , Foreman iu përgjigj pyetjes: "Pse i quajtët të gjithë djemtë tuaj George?"

"I kam vënë emrat të gjithë djemve të mi George Edëard Foreman, në mënyrë që ata të kenë gjithmonë diçka të përbashkët. Unë u them atyre: "nëse njëri prej nesh shkon lart, atëherë ne të gjithë ngjitemi lart. Dhe nëse njëri zbret, zbresim të gjithë së bashku!", shpjegoi ai.

Dhe në vijim duke iu drejtuar njerëzve ai shpjegonte: nëse do të goditeni aq herë sa unë jam goditur nga Mohammad Ali, Joe Frazier, Ken Norton, Evander Holyfield - nuk do të mbani mend shumë emra".

 

 

Lini një Përgjigje