TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Mars 2025, 13:27

Shqipëri-Andorra, një austriak do të gjykojë takimin

Shkruar nga Pamfleti

Shqipëri-Andorra, një austriak do të gjykojë takimin

Kombëtarja shqiptare luan të hënën, në orën 20:45, takimin e rradhës kundër Andorrës, e vlefshme për kualifikueset në Kupën e Botës 2026.

Ndeshjen e parë të Grupit K, kuqezinjtë e humbën në Londër përballë kombëtares së ‘3 Luanëve’ me rezultatin 2-0.

Ndërkohë që në Tiranë pritet një rezultat pozitiv, UEFA ka bërë me dije edhe arbitrat që do gjykojnë takimin kundër Andorrës.

Do jetë një trupë nga Austria me kryesor Sebastian Gishamer dhe ndihmësa Roland Rieder, Santino Schreiner dhe Ualter Altmann që do vendosin drejtësinë. Në VAR do jenë Manuel Schuettengruber dhe Sara Telek.

Sebastian Gishamer (36 vjeç) nuk e ka gjykuar asnjëherë më parë Shqipërinë, ndërsa ka dy përvoja me Kosovën.

 

Lini një Përgjigje