
Anglia e nisi me fitore aventurën e saj në kualifikueset e Botërorit 2026, duke mundur 2-0 në “Wembley” kombëtaren e Shqipërisë. Një nga protagonistët e këtij takimi ishte Xhud Bellingam, mjaft i saktë në lojën e tij.
“Ne kishim ide të qarta se çfarë donim të bënim dhe si donim të luanim ndaj një rivali si Shqipëria. Nuk ishte e lehtë, pasi ky është një ekip që duhet të ndryshojë shumë krahasuar me të kaluarën”, komentoi sot Bellingam.
“Kjo skuadër ka ende probleme, disa zakone të vjetra për t’u zhveshur dhe ndjesia e ngadaltë e “Wembley” tregoi se kemi ende punë. Por ky mbetet një start i mirë. U treguam të qetë dhe të durueshëm”, shtoi mesfushori i Realit të Madridit.
“Bëmë një start të furishëm, duke bërë presing dhe detyruar Shqipërinë të bëjë gabime. Ajo që më pëlqeu është se Anglia e kishte gjithnjë lojën nën kontroll, ndërkohë që në të shkuarën nuk ka qenë gjithnjë kështu”, tha Bellingam.
Lini një Përgjigje